KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi mblidhet të enjten, raporton ministri Vitia

Kuvendi mblidhet të enjten, raporton ministri Vitia

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në seancën e radhës plenare.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo ka thënë se përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, është interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe katër marrëveshje ndërkombëtare që kanë kaluar në Komisionin për Legjislacion.

“Janë katër marrëveshje nga fusha e drejtësisë. Pas këtyre katër marrëveshjeve ndërkombëtare është edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe pastaj edhe mocioni përmbajtësor në lidhje me trajtimin e çështjes së energjisë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari kishte kërkuar interpelancë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me për mungesën e barnave duke marrë shkas vdekjen e pacientes me kancer gjiri. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.