Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina njoftoi se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në zonën e Banullës dhe Konjuhit, ku ndodhet STP-ja e KRU-së, pompat aktualisht janë jashtë funksionit.
“Si pasojë e kësaj ndërprerjeje, do të ketë mungesë të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga kjo pjesë e sistemit, përkatësisht në zonën e QMI-së, Janjevës me rrethinë, si dhe Gadimes me rrethinë.
Për momentin, ende nuk kemi informacione lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike. Sapo të kemi informacione të reja dhe të rikthehet furnizimi me energji, do t’ju njoftojmë me kohë. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e Kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”.
Burimi: lajmi.net ↗

