KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Grabiti bankën në Tiranë, arrestohet pas një jave autori

Grabiti bankën në Tiranë, arrestohet pas një jave autori

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së bankës në zonën e Komunës së Parisit, ngjarje e ndodhur më 2 nëntor.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se në pranga ka rënë Robert Duka, 50 vjeç, nga Vlora, i cili dyshohet se mori rreth 60 mijë euro.

Si ndodhi grabitja?

Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:45 të datës 2 nëntor. Një person i maskuar dhe i veshur me rroba të errëta hyri në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës, iu drejtua fillimisht punonjësit të sigurisë dhe më pas arkëtares.

Autori dyshohet se e kërcënoi arkëtaren duke i drejtuar armën dhe duke i kërkuar paratë. Pasi mori shumën e parave, ai u largua nga banka me një monopatinë elektrike, duke humbur gjurmët në rrugët e kryeqytetit.

Në momentin e ngjarjes, policia ngriti pika kontrolli dhe nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.