Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë të ditur se përfshirja e diasporës në jetën publike dhe institucionale të Kosovës është e rëndësishme për forcimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik të vendit, raporton GazetaBlic.
Pas takimit me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Francë, Kurti ka prezantuar edhe dy iniciativa: “Dritaren për Investime të Diasporës”, përmes së cilës shteti do të garantojë kreditë për investimet e diasporës në Kosovë, si dhe Programin 1 Miliard Euro për mbështetjen e projekteve strategjike në prodhim dhe industri.
Burimi: gazetablic.com ↗

