Është gjetur pa shenja jete një person mashkull në Vushtrri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje (e diel), në orën 16:10.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës më pas është dërguar në IML për obduksion.
“Vushtrri / 08.11.2026 – 16:10. Raportohet se pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

