Akil Varfi ka folur sërish për Sharr Brainën, pas përplasjes së ashpër që pati me të brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.
Këtë herë, ai diskutoi për Sharrin gjatë një bisede me reperin Nichi, ku nuk i kurseu komentet negative ndaj tij.
“Shumë djalë i keq ai Sharri, nga ata fëmijët e këqij”, u shpreh Akili.
Foto: Screenshot/Instagram
Deklarata e tij vjen pas tensioneve të vazhdueshme mes dy banorëve, të cilët së fundmi patën një debat që eskaloi edhe në ofendime personale.
Duket se përplasja nuk ka përfunduar me debatin e tyre, pasi Akili vazhdon ta komentojë negativisht Sharrin edhe në bisedat me banorët e tjerë.
Nga ana tjetër, familja e Sharrit ka reaguar përmes Instagramit të tij, për veprimet dhe ofendimet e Akilit.
Ata iu kundërpërgjigjën për fjalët e rënda kundrejt tij, duke mos i pranuar si të tilla. /Telegrafi/

