Moti nesër në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes në shumë zona parashihet të ketë mjegull në orët e hershme të mëngjesit.
Temperaturat minimale do të janë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të shkojnë nga 6 deri në 11 gradë Celsius.
Era parashihet të fryjë nga juglindja 1–4 m/s. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

