Barcelona ka arritur që t’i marrë tri pikë të vlefshmë në udhëtim te Atletico Madrid.
Skuadra e drejtuar nga trajneri gjerman, Hansi Flick ka shënuar fitore me rezultat 1:2.
Giuliano Simeone ka arritur që të kalojë Atleticon në epërsi që në minutën e 10-të të takimit, për rezultatin 1:0.
Kurse, Fermin Lopez ka barazuar shifrat pak para përfundimit të pjesë së parë, në minutën e 45-të.
Sërish i njëjti futbollist në minutën e 66-të ka shënuar duke bërë që Barça për herë të parë të kalojë në epërsi në këtë përballje, për rezultatin 1:2.
Me këtë fitore, Blaugranët mbesin liderë me 33 pikë, tri më shumë se përcjellësi dhe rivali përbetuar Real Madrid.
Kurse, Atletico Madrid ka gjithsej 28 pikë dhe ndodhet në vendin e tretë. /Klankosova.tv

