Dy aksidente trafiku kanë ndodhur brenda pak orësh në të njëjtin lokacion, në fshatin Peran të Podujevës.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga dy aksidentet, të cilët ka ndodhur rreth dy orë pas aksidentit të parë në të njëjtin vend.
Përsëritja e aksidenteve në të njëjtin lokacion brenda një kohe kaq të shkurtër ngre shqetësim për sigurinë në këtë pjesë të rrugës.
Deri më tani ende nuk është bërë e ditur nëse persona të lënduar apo për shkaqet e aksidenteve.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga aksidentet./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

