KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Kaya Scodelario mahnit me paraqitjen në Los Angeles, shfaqet përkrah Theo James

Kaya Scodelario mahnit me paraqitjen në Los Angeles, shfaqet përkrah Theo James

Aktorja britanike, Kaya Scodelario, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa iu bashkua aktorit Theo James në një aktivitet promovues për serialin e tyre “The Gentlemen”, në Los Angeles.

Kasti i serialit të suksesshëm të Netflix, me regji të Guy Ritchie, tashmë ka nisur xhirimet për sezonin e tretë, pasi produksioni u konfirmua në muajin gusht.

Të shtunën, Kaya u shfaq në këtë aktivitet me një fustan të bardhë elegant, pa rripa dhe me detaje të varura në pjesën e poshtme, nga stilistja Stella Hanan, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Ajo e kishte kompletuar dukjen me këpucë me taka të arta, ndërsa aksesorët me shkëlqim i dhanë edhe më shumë elegancë paraqitjes së saj.

Ndërkohë, Theo James zgjodhi një kostum të zi me këmishë dhe kravatë bardhezi, duke u shfaqur mjaft elegant.

Në këtë aktivitet, dy aktorëve iu bashkuan edhe LouLou Bontemps, Jenelle Riley dhe Matthew Read.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.