KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve

Infeksionet po trajtohen me vështirësi, shkak rezidenca ndaj antibiotikëve

Disa infeksione po bëhen gjithmonë e më shumë të vështira për tu trajtuar dhe shkak për këtë është bërë rezistenca që bakteret kanë zhvilluar ndaj antibiotikëve.

Ekspertët ngrenë shqetësimin se rezistenca ndaj antibiotikëve po përhapet me shpejtësi te njerëzit, kafshët dhe në mjedis, duke u kthyer në një nga sfidat më të mëdha për shëndetin publik. Sipas të dhënave, ajo shkakton rreth 35 mijë vdekje çdo vit në Bashkimin Europian.

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve po bën që bakteret të zhvillojnë rezistencë ndaj barnave, duke i bërë infeksionet gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar. Në rastet më të rënda, pacientët kanë nevojë për kombinime të disa antibiotikëve, por edhe këto mund të mos japin rezultat.

Shqetësues janë edhe parashikimet për të ardhmen. Një studim i publikuar në revistën “The Lancet” vlerëson se rezistenca bakteriale ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë drejtpërdrejt 39 milionë vdekje në mbarë botën deri në vitin 2050.

Ekspertët kërkojnë një qasje më të gjerë, që përfshin jo vetëm shëndetin e njeriut, por edhe atë të kafshëve dhe mjedisit. Vaksinimi, higjiena, trajtimi i ujërave të ndotura dhe përdorimi i kujdesshëm i antibiotikëve janë ndër masat kryesore.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përdorimi më i gjerë i vaksinave mund të ulë konsumin global të antibiotikëve me 2.5 miliardë doza në vit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.