KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prenkaj: Kosova është vetizoluar ndërkombëtarisht si pasojë e mungesës së lidershipit (VIDEO)

Prenkaj: Kosova është vetizoluar ndërkombëtarisht si pasojë e mungesës së lidershipit (VIDEO)

Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj, ka deklaruar se si pasojë e mungesës së lidershipit Kosova është vetilzouar ndërkombëtarisht.

Në Infomagazine të Klan Kosovës, Prenkaj ka thënë ka komentuar edhe urimin e kryeministrit britanik për homologun e tij kosovar, Albin Kurti.  

“Britania e Madhe përpiqet që institucionet e Kosovës, në këtë rast që Dhomat e Specializuara të Kosovës që janë themeluar nga Kuvendi i Kosovës, të institsojë që të ruhen si të tilla, në ndërkohë, gradualisht duke e ngritur gjuhën diplomatike, ose duke ashpërsuar gjuhën diplomatike, Marta Kos tha që kanë filluar një dialog me institucionet e Kosovës.”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sa i përket situatës dhe zhvillimeve politike në botë, Prenkaj ka thënë se është përplasje interesash për t’u pozicionuar sa më mirë në rendin e ri gjeopolitik.

“Evropa është në një situatë të tillë që e ka imponuar ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë…Vendet e BE-së janë duke u ballafaquar edhe me kriza të brendshme politike…Por edhe të ashtuquajtur revolucion i majtë…I tërë ky kaos në Evropë e rrezikon Evropën, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në atë ekonomik. Kjo patjetër reflektohet edhe këtu në Ballkanin Perëndimor, ku kemi tash edhe ndryshime në pushtetin e Serbisë, pastaj kemi një krizë protestash në Shqipëri dhe kjo reflektohet edhe në Kosovë.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.