Një incident i rëndë ka ndodhur në futbollin norvegjez gjatë ndeshjes ndërmjet Tromsø dhe Bodø/Glimt.
Një pjesë e tribunës ku ishin vendosur tifozët mysafirë është shembur, duke shkaktuar panik në stadiumin “Alfheim”.
Ngjarja ndodhi në minutën e 41-të, kur disa tifozë të Bodø/Glimt po kërcenin dhe festonin në tribunë.
Sipas raportimeve nga Norvegjia, deri në pesë persona kanë rënë përmes pjesës së dëmtuar të tribunës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spital. Fatmirësisht, ai ishte i vetëdijshëm.
Për shkak të incidentit, gjyqtari ndërpreu menjëherë ndeshjen, ndërsa futbollistët u larguan drejt dhomave të zhveshjes.
Në stadium mbërritën policia, ambulanca dhe ekipet mjekësore, kurse tifozët mysafirë u evakuuan nga tribuna.
Pas ndërhyrjes së ekipeve emergjente dhe evakuimit të tifozëve, ndeshja rifilloi rreth orës 16:00.
Në momentin e ndërprerjes rezultati ishte 0-0, ndërsa Bodø/Glimt kaloi menjëherë në epërsi me golin e Ola Brynhildsen. Autoritetet pritet të hetojnë shkaqet e shembjes së tribunës. /Zëri

