KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kalaja e Gjirokastrës priti 300 mijë vizitorë në dhjetë muaj

Kalaja e Gjirokastrës priti 300 mijë vizitorë në dhjetë muaj

Kalaja e Gjirokastrës ka pritur 300 mijë vizitorë vendas dhe të huaj gjatë periudhës janar–tetor 2026, duke shënuar një rritje prej 6,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Duke ndarë statistikat më të fundit mbi numrin e vizitorëve në kalanë e Gjirokastrës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se krahas rritjes së numrit të vizitorëve, monumenti ka regjistruar edhe një rritje prej 10,5% të të ardhurave në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Gjatë periudhës janar–tetor 2026, plot 300 mijë vizitorë vendas dhe të huaj kanë zbuluar madhështinë, historinë dhe trashëgiminë e këtij monumenti ikonik. Një sukses që shënon 6,5% më shumë vizitorë dhe 10,5% më shumë të ardhura krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, u shpreh Gonxhja.

Kalaja e Gjirokastrës është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore në vend, si dhe një prej pikave kryesore për turistët vendas dhe të huaj në qytetin e gurtë. Në ambientet e kalasë ndodhet edhe Muzeu Kombëtar i Armëve, i hapur në vitin 1971, ku ekspozohen armë të periudhave të ndryshme historike. Ajo është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m mbi nivelin e detit.

Interesi për Gjirokastrën po rritet nga viti në vit, duke e kthyer qytetin në një prej pikave më të rëndësishme të turizmit kulturor shqiptar./atsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.