“Bardhëekaltertit ” mposhtën Vushtrrine me rezultat 2-1,në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.
Rin Ahmeti dhe Assane Diatta shënuan golat për kryeqytetasit, derisa Urime Statovci ishte realizues për vendasit.
Ndërkohe Drenica dhe Drita ndanë pikët në përballje.
Drita e nisi shumë mirë duke marrë epërsinë pas 16 minutave lojë falë Albert Dabiqaj, që u asistua nga Pëllumbi.
Por, Genc Hamiti e barazoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë (25’).
Pavaresisht që Drita provoi të merrte epërsinë për të rrezikuar me disa aksione të bukura, mirëpo iu mungoi konkretizimi
Prishtina tani shkon në 32 pikë, pesë mbi Malishevën ndërsa Vushtrria mbetet me tri, Drita qëndron në pozitën e tretë me 24 pikë ndërsa Drenica zë vendin e tetë me 12 pikë./IndeksOnline/

