KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vedat Muriqi pritet të jetë në formacionin titullar ndaj Çorum-it.

Vedat Muriqi pritet të jetë në formacionin titullar ndaj Çorum-it.

Sipas mediumit turk Fanatik, trajneri i ri Emre Belozoglu ka vendosur t’i besoj sulmuesit Vedat Muriqit nga minuta e parë.

Muriqi së fundmi ishte protagnisti kryesor i ndeshjes në Ligën e Kampionëve me golin ndaj Liverpoolit, ndërsa në Superligë të Turqisë   ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë një asist, me një vlerësim mesatar prej 7,3, shkruan Indeks Online,

Corum FK pret Fenerbahçen në stadiumin “Corum Stadyumu” për raundin e 11-të të Super Ligës nga ora:14:00

Corum FK renditet në vendin e tetë në kampionat me 16 pikë. Në ndeshjen e fundit të ligës, skuadra fitoi 3-1 në transfertë kundër Erzurumspor FK. Në pesë ndeshjet e fundit, ata kanë regjistruar tri fitore dhe dy humbje.

Fenerbahçe ndodhet në vendin e shtatë me 16 pikë. Në ndeshjen e fundit të ligës, skuadra pësoi një humbje 1-2 në transfertë ndaj Goztepes. Në pesë ndeshjet e fundit, ata kanë tri fitore dhe dy humbje./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.