KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama vazhdon me ftesat për dialog me protestueit, kësaj radhe i fton në ‘tryezë’ online

Rama vazhdon me ftesat për dialog me protestueit, kësaj radhe i fton në ‘tryezë’ online

Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit.

Këtë herë ai nuk ka nxjerrë tryezën e gurtë para godinës së kryeministrisë, por ka ndarë me ndjekësit link-un e platformës së re, folmekm.al, të cilën e prezantoi të premten.

“Mirëmëngjes dhe me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj, ju uroj një të diel të paqtë ”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Fol me Kryeministrin” u prezantua nga Rama, si një platformë e hapur 24 orë, përmes së cilës çdo qytetar mund të komunikojë dhe të ndajë mendimet e tij me Kryeministrin dhe qeverinë.

Duke iu referuar klimës së protestave, Rama tha se teknologjia krijon një mundësi të re për komunikim të drejtpërdrejtë, shkëmbim informacioni dhe opinionesh, përmes një skuadre të dedikuar që do të ndjekë ndërveprimet në platformë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.