KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë

“Fol me Kryeministrin”, Rama për platformën e re: Komunikojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sërish këtë të diel platformën e re “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi dhe dialogu me qytetarët për kërkesat, ankesat dhe shqetësimet e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë një pjesë nga përshkrimi i platformës, ku theksohet se ajo do të jetë e hapur për studentët, por edhe për çdo qytetar që ka një pyetje, të shprehë një kritikë apo të propozojë ide.

“Një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Sigurisht për studentët, por e hapur për këdo që dëshiron të bëjë një pyetje, të shprehë një kritikë, të ngrejë një shqetësim apo të paraqesë një propozim”, thuhet në përshkrimin e platformës.

Dy ditë më parë, kryeministri kishte dhënë më shumë detaje për funksionimin e këtij mekanizmi, duke theksuar se aplikacioni “Fol me Kryeministrin” do të shërbejë si një urë komunikimi 24 orë në ditë mes qytetarëve dhe institucionit të Kryeministrit./euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.