Një burrë dhe një grua janë shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pas një përleshjeje mes tyre.
Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit.
Sipas raportit të Policisë, të dy të dyshuarit kanë refuzuar të pranojnë tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dy janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Burimi: klankosova.tv ↗

