Boca Juniors është shpallur kampione e Argjentinës pas një fitoreje dramatike, të vendosur në sekondat e fundit të ndeshjes.
Në kuadër të kampionatit argjentinas, Liga Profesional, Boca kishte nevojë për fitore në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt për të siguruar vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm, të njohur si “Tabla Anual”.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në skenë doli Enner Valencia shkruan Indeks Online.
Sulmuesi ekuadorian, i futur në lojë në minutën e 78-të, shënoi golin vendimtar në minutën e 90+6′, duke shpërthyer festën e madhe te Boca Juniors dhe tifozët e saj.
Një gol që vlejti sa një titull kampion, një përfundim dramatik dhe një natë që tifozët e Boca-s nuk do ta harrojnë lehtë!
Boca e mbylli garën me 63 pikë, vetëm një më shumë se ndjekësi i saj, Rosario Central, duke e bërë këtë triumf edhe më emocionues./IndeksOnline/
🔵 🟡 ¡BOCA JUNIORS CAMPEÓN DE LIGA! 🔵 🟡
Gol de Enner Valencia en el último minuto para levantar el título 🏆 🔥 https://t.co/7lHecOwUnE
— ESPN.com.mx (@ESPNmx) November 7, 2026

