KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtatë raste dhune në familje raportohen vetëm gjatë së shtunës

Shtatë raste dhune në familje raportohen vetëm gjatë së shtunës

Dhuna në familje po vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Vetëm të shtunën shtat raste të dhunës në familje janë raportuar në policinë e Kosovës.

Raste të dhunës në familje janë raportuar nëpër qytetet të ndryshme të Kosovës, raporton IndeksOnline.

·         Prishtinë 07.11.2026-14:35. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Podujevë 07.11.2026 – 13:00. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, të dyshuar kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

·          Pejë 07.11.2026–09:45. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua të dyshuarit kosovarë  pasi që kishin pasur një mosmarrëveshje në mes tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari (burri) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara (gruaja) është liruar në procedurë të rregullt.

·         Klinë 07.11.2026-18:10. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën f/k (bashkëshorten, respektivisht njerkën). Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuari me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

·         Gjakovë 07.11.2026–10:50. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që ka shqetësuar bashkëshorten e tij viktimën f/k, e cila që një kohë nuk jeton me të. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

·         Gjakovë 07.11.2026-20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar ( familjar) pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë psikike dhe fyerje ndaj njëri tjetrit. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Leposaviq 07.11.2026–08:20. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.