Një shtetas i huaj është therur me thikë pas një mosmarrëveshjeje në Malishevë.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:00, ndërsa i dyshuari kosovar është arrestuar.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe, sipas mjekut, ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Edhe personi tjetër i përfshirë në rast ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Burimi: klankosova.tv ↗

