Inter Miami ka zhvilluar një pjesë të parë fantastike ndaj Charlotte FC, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi bindëse prej 3-0.
Skuadra nga Florida e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke gjetur golin e parë në minutën e 14-të me anë të I. Fray, i cili kaloi Inter Miamin në epërsi.
Në minutën e 33-të, ishte radha e Luis Suárez, i cili dyfishoi rezultatin pas asistimit të Germán Berterame.
Dominimi i Inter Miamit u vulos në minutën e 42-të, kur Rodrigo De Paul shënoi golin e tretë, pas asistimit të Tadeo Segovia.
Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte edhe gjuajtja e Lionel Messit nga goditja e këndit, duke shtuar spektaklin.
Kështu, Inter Miami shkon në pushim me një avantazh të merituar prej tre golash, ndërsa Charlotte FC do të ketë një detyrë shumë të vështirë në pjesën e dytë./IndeksOnline/
CÓRNER DE LEO MESSI, CABEZAZO EN EL PRIMER PALO Y GOL DE LUCHO SUÁREZ EN EL SEGUNDO: el Pistolero marcó el 2-0 de Inter Miami contra Charlotte en la #MLS.
📺 @MLS on Apple TV
https://t.co/sTLqHCa2RT
— SportsCenter (@SC_ESPN) November 7, 2026

