KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Real Madridi fitoi pa problem ndaj skuadrës së parafundit

Real Madridi fitoi pa problem ndaj skuadrës së parafundit

Real Madridi triumfon bindshëm në udhëtim ndaj Valencias, duke fituar me rezultat 0-3 në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.

Federico Valverde zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë, ndërsa Arda Güler dhe Kylian Mbappe shënuan në vazhdim për të vulosur fitoren e madrilenëve në Mestalla, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë sukses, Real Madridi shkon në kuotën e 30 pikëve, aq sa ka edhe Barcelona, por katalunasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Valencia vazhdon të kalojë një periudhë të vështirë, duke mbetur në pozitën e parafundit në tabelë.

Në xhiron e ardhshme, Real Madridi do të përballet me Celta Vigon, kurse Valencia do të luajë në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.