KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria nis procedurën për shpronësimin e disa pronave për autostradën Prishtinë-Gjilan

Qeveria nis procedurën për shpronësimin e disa pronave për autostradën Prishtinë-Gjilan

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurën për shpronësimin e pronave private dhe publike në zonat kadastrale Smallushë dhe Sllovi të Komunës së Lipjanit, të cilat preken nga projekti i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, në segmentin Banullë-Bresalc.

Vendimi, me numër 11/08, është marrë më 28 tetor nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ndërsa është publikuar në Gazetën Zyrtare më 4 nëntor, raporton IndeksOnline.

Përmes këtij vendimi është miratuar shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i këtij projekti infrastrukturor.

Sipas dokumentit, shpronësimi përfshin prona të pronarëve privatë, zotëruesve të interesit, si dhe prona publike në këto dy zona kadastrale.

Në vendim është përcaktuar se vlera e kompensimit për pronat që do të shpronësohen do të caktohet nga Departamenti për Vlerësimin e Pronave në kuadër të Ministrisë së Financave, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shpronësimin e pronës së paluajtshme.

Ndërkaq, mjetet për pagesën e kompensimit do të sigurohen nga Ministria e Infrastrukturës, përmes ndarjes buxhetore për vitin 2027. Në dokument nuk është specifikuar shuma e përgjithshme që pritet të shpenzohet për këtë proces.

Një nga hapat e paraparë është edhe organizimi i dëgjimit publik, ku pronarët e pronave të prekura dhe personat e tjerë të interesuar do të kenë mundësi t’i shprehin qëndrimet e tyre lidhur me shpronësimin.

Dëgjimi publik është caktuar të mbahet më 26 nëntor, në orën 10:30, në Sallën e Kuvendit Komunal të Lipjanit.

Po ashtu, personat e interesuar kanë të drejtë të paraqesin komente me shkrim pranë Departamentit të Shpronësimit, brenda 10 ditëve kalendarike nga publikimi i vendimit në Gazetën Zyrtare.

Dokumenti parasheh gjithashtu që personat që dëshirojnë të marrin pjesë në dëgjimin publik duhet të kenë me vete dokumente që dëshmojnë interesin e tyre pronësor ose përfaqësimin ligjor.

Ky është vendimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.