Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, pema ikonike e Krishtlindjeve e Rockefeller Center ka mbërritur zyrtarisht në sheshin e famshëm të Nju-Jorkut, duke shënuar kështu fillimin e rrugëtimit drejt festave të fundvitit për vitin 2026.
Pema e këtij viti është një bredh i llojit “Norway spruce”, i lartë rreth 23 metra, me një diametër prej 15 metrash dhe peshë që kap plot 11 tonë.
Kjo pemë madhështore, rreth 75-vjeçare, u përzgjodh me kujdes nga kopshtari kryesor i Rockefeller Center, Erik Pauzé.
Që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm, pema u ngrit në vendin e saj të përhershëm përmes një vinçi të madh, një ngjarje që u ndoq me interes nga shumë qytetarë.
Tani që pema u vendos, do të nisë puna për dekorimin e saj.
Ajo do të mbulohet nga më shumë se 50,000 drita LED me ngjyra të ndryshme, të shtrira në një gjatësi teli prej rreth 8 kilometrash.
Në majë të saj do të vendoset ylli i famshëm Swarovski, i cili peshon rreth 400 kilogramë dhe shkëlqen me 3 milionë kristale.
Ceremonia zyrtare e ndezjes së dritave do të mbahet të mërkurën, më 2 dhjetor.

