KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paralajmërimi i Hibridit – Lajme të rreme në emër të televizioneve (VIDEO)

Paralajmërimi i Hibridit – Lajme të rreme në emër të televizioneve (VIDEO)

Lajmi për një përleshje të pretenduar të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gaza dhe logoja e publikuar në rrjete sociale nuk janë të vërteta.

Persona të panjohur kanë krijuar informacione të rreme, duke i vendosur ato nën markën e televizioneve të besueshme, me qëllim të shpërndarjes së tyre në rrjete sociale.

Këto përmbajtje po publikohen kryesisht përmes fotografive, pa ndonjë link që do të mundësonte verifikimin e lajmit në burimin përkatës.

Etrit Rexhepi nga Hibrid Info ka bërë thirrje për kujdes gjatë konsumimit të informacioneve të tilla, duke theksuar se raste të ngjashme janë shfaqur në numër të madh që nga janari i këtij viti.

Sipas tij, qytetarët duhet të verifikojnë nëse lajmi është publikuar edhe në faqet zyrtare të televizioneve, logot e të cilave janë përdorur në këto fotografi.

Ai thekson se fakti që një informacion publikohet vetëm si fotografi dhe nuk shoqërohet me një link përcjellës është një tregues që duhet të ngjallë dyshime për vërtetësinë e tij.

Krijimi i këtyre materialeve po lehtësohet nga përdorimi i inteligjencës artificiale (AI), e cila mundëson gjenerimin e fotografive që imitojnë pamjen dhe identitetin vizual të mediave të njohura.

Ky nuk është rasti i parë i keqpërdorimit të inteligjencës artificiale për përhapjen e përmbajtjeve të rreme. Një veprim i ngjashëm ishte regjistruar edhe në dhjetor të vitit të kaluar, kur ishte gjeneruar një video me simbolet e televizioneve.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.