Një person ka shtënë disa herë me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes.
Rasti ka ndodhur më 7 nëntor, ndërsa i dyshuari është një 30-vjeçar me inicialet A.I., raporton IndeksOnline.
Sipas raportit policor, i dyshuari kishte përdorur një pistoletë për të shtënë disa herë në ajër, ndonëse për armën posedonte leje valide për mbajtje.
Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar pistoletën me karikator, 30 fishekë dhe tri gëzhoja.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka vendosur që i dyshuari, pas intervistimit, të lirohet në procedurë të rregullt hetimore.
Burimi: indeksonline.net ↗

