Pak para ndeshjes ndaj Galatasarayt, trajneri i Amedsporit, Besnik Hasi, ka bërë të qartë se skuadra e tij nuk ka udhëtuar për të zhvilluar një ndeshje thjesht defensive.
Në një deklaratë për televizionin beIN Sports, Hasi theksoi se synimi i ekipit të tij është të luajë futboll dhe të përballej hapur me kundërshtarin.
“Unë nuk kam ardhur në ndeshjen si mysafir ndaj Galatasarayt për të luajtur në mbrojtje. Ne kemi ardhur për të luajtur futboll. Pikërisht për këtë arsye e nisa ndeshjen me dy sulmues”, u shpreh Hasi.
Ndeshja fillon në ora 17:00.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

