KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nis asfaltimi i rrugëve në Kutllovc, projekti përfshin edhe katër fshatra të Shalës së Bajgorës

Nis asfaltimi i rrugëve në Kutllovc, projekti përfshin edhe katër fshatra të Shalës së Bajgorës

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Naser Muja, ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Kutllovc të Shalës së Bajgorës.

Sipas njoftimit të tij, në kuadër të fazës së parë të projektit do të asfaltohen gjithsej 3.6 kilometra rrugë.

Muja ka bërë të ditur se projekti do të përfshijë edhe fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë dhe Vllahi, ndërsa asfaltimi i rrugëve të tjera në këtë zonë do të vazhdojë në vitet në vijim.

“Angazhimi ynë mbetet i vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Muja.

Ai ka theksuar se Komuna do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve përmes projekteve konkrete dhe investimeve në infrastrukturë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.