Feronikeli 74 ka arritur një fitore të madhe në xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 1:0.
Hero i skuadrës nga Drenasi ishte Ibrahim Cërvadiku, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 91-të, duke i dhuruar tri pikë të arta ekipit të tij.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ndërsa me këtë fitore Feronikeli 74 shkon në kuotën e 15 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë.
Në tri ndeshjet e fundit, skuadra e drejtuar nga Elon Berisha ka regjistruar dy fitore dhe një barazim.
Në anën tjetër, Ballkani pëson humbje pas dy fitoreve radhazi dhe mbetet me 19 pikë në tabelën e klasifikimit.
Burimi: indeksonline.net ↗

