Kombëtarja e Kosovës U21 është bërë gati për sfidën e radhës miqësore. Përzgjedhësi i Dardanëve të rinj, Hekuran Kryeziu, ka publikuar zyrtarisht listën e futbollistëve të ftuar për grumbullimin e këtij muaji.
Në kuadër të këtij cikli dhe përgatitjeve për të ardhmen e futbollit kosovar, Shpresa e Kosovës do të përballet me përfaqësuesen e Luksemburgut U21 në një ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Ndeshja do të zhvillohet më 16 nëntor 2026, me fillim nga ora 16:00, në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Lista e futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Hekuran Kryeziu:
Portierë: Lindsay Gutaj, Eron Avdullahu
Mbrojtës: Luan Lleshi, Gentrit Jaha, Endrit Hasanmetaj, Indrit Mavraj, Leart Salihu, Teo Jashari, Leon Parduzi
Mesfushorë / Sulmues: Faton Ademi, Demir Xhemalija, Florent Hajdini, Engjëll Krasniqi, Eronis Haxhiu, Leandro Maksutaj, Aurel Limani, Amar Demolli, Elvir Gashijan, Medin Gashi, Xhan Aliu, Eliot Bujupi

