KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Fenomen i pazakontë në Moskë, bora mbulon vetëm një urë ndërsa rrugët përreth mbeten të pastra

Fenomen i pazakontë në Moskë, bora mbulon vetëm një urë ndërsa rrugët përreth mbeten të pastra

Një pamje e pazakontë është regjistruar në Moskë, ku një urë është mbuluar tërësisht nga bora, ndërsa rrugët përreth saj kanë mbetur të pastra.

Fenomeni ka ngjallur kureshtje, por ekspertët kanë një shpjegim shkencor për këtë dallim.

Sipas tyre, urat ftohen më shpejt se rrugët e zakonshme, pasi janë të ekspozuara ndaj ajrit të ftohtë jo vetëm nga sipër, por edhe nga poshtë.

Ndryshe nga rrugët, të cilat përfitojnë nga nxehtësia e tokës dhe e ruajnë atë më gjatë, urat humbin nxehtësinë më shpejt. Për këtë arsye, bora në sipërfaqen e tyre nuk shkrihet aq lehtë.

Ky fenomen shpjegohet me dallimet në izolimin termik dhe është një dukuri e njohur gjatë periudhave me temperatura të ulëta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.