KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohen pesë persona në Prishtinë për narkotikë, sekuestrohen mbi 570 gramë kokainë dhe marihuanë

Arrestohen pesë persona në Prishtinë për narkotikë, sekuestrohen mbi 570 gramë kokainë dhe marihuanë

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia në Prishtinë, pas kontrolleve në dy vetura dhe një banesë që të dyshuarit e kishin në shfrytëzim.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 52.93 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë dhe 517.5 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Po ashtu, policia ka sekuestruar një peshore për matjen e narkotikëve, dy paketime me folje që dyshohet se shërbenin për paketimin e substancave narkotike, 440 euro para dhe tre telefona celularë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.