KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banoret komentojnë raportin e Behares me banorin (VIDEO)

“E martuar dhe e afërt me Fuegon”, banoret komentojnë raportin e Behares me banorin (VIDEO)

Afrimiteti i Behares me Fuegon në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka nxitur diskutime mes banorëve, duke vënë në qendër të vëmendjes edhe statusin e saj martesor.

Nora, Kledja dhe Shqiponja kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me raportin e dyshes, duke komentuar edhe sjelljen e Behares ndaj Fuegos.

Nora u shpreh se nuk do të qëndronte aq afër me një person tjetër nëse do të ishte e martuar.

“Unë me pas burrë nuk kisha nejt ngjitur me dikë… Unë nëse rri ma shumë me Fuegon… kjo i bon do sene që nuk i kuptoj”, tha ajo.

Ndërkohë, Kledja kishte një mendim më ndryshe, duke e cilësuar si një raport normal, të paktën nga ana e Fuegos.

“Fuego e ka shoqe si gjithë të tjerët, është një raport normal”, deklaroi Kledja.

Nga ana tjetër, Shqiponja ishte më e drejtpërdrejtë në komentet e saj, duke kritikuar Beharen për mënyrën se si, sipas saj, po sillet në raport me Fuegon, pavarësisht se është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

“Po e shfrytëzon qat kartën: unë jam nanë, bashkëshorte, jam e martume, a knena me Fuegon po i harron ato sene krejt… Tani mos thuj jam gru e martume, kur je e martume duhet mu sill qashtu”, u shpreh Shqiponja.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.