KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjenerali Osborn përmbyll vizitën zyrtare në FSK, Jashari e falënderon për partneritetin

Gjenerali Osborn përmbyll vizitën zyrtare në FSK, Jashari e falënderon për partneritetin

Në kuadër të vizitës në Kosovë, Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Major Stephen E. Osborn, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një sërë vizitash në komandat dhe njësitë e FSK-së.

Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Partneritetit Ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shtetit të Ajovës, partneritet ky që ndër vite ka dëshmuar një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm në fushën e mbrojtjes.

Gjatë vizitave në njësitë e FSK-së, Gjeneral Jashari informoi Gjeneral Majorin Osborn nga afër me organizimin, kapacitetet operacionale, pajisjet dhe infrastrukturën e Forcës, si dhe me arritjet në procesin e zhvillimit dhe modernizimit të saj.

“Partneriteti me Gardën Kombëtare të Ajovës ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin profesional të FSK-së, përmes trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave, dispokimeve jashtë vendit dhe mbështetjes në ngritjen e kapaciteteve operacionale. Ky bashkëpunim dëshmon të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kontribuar në avancimin e ndërveprueshmërisë, profesionalizmit dhe përgatitjes së FSK-së në nivelet më të larta”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Në fund të vizitës, Gjeneral Jashari e falënderoi Gjeneral Majorin Osborn për mbështetjen, partneritetin dhe dedikimin në ngritjen e partneritetit dypalësh në nivelet më të larta.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij partneriteti strategjik, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerin tonë strategjik”, u tha në fund të njoftimit. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.