KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ruajtja e eposit shqiptar, Kurti takohet me albanologun Zymer Ujkan Neziri në 80-vjetorin e lindjes

Ruajtja e eposit shqiptar, Kurti takohet me albanologun Zymer Ujkan Neziri në 80-vjetorin e lindjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit albanologun dhe studiuesin e eposit shqiptar, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij, shkruan Telegrafi.

Në këtë takim, të mbajtur mbrëmjen e së premtes, Neziri është shoqëruar nga studiuesja prof. dr. Ina Arapi dhe studiuesi prof. dr. Ardian Ahmedaja nga Universiteti i Vjenës, si dhe studiuesi arbëresh prof. dr. Nicola Scaldaferri nga Universiteti i Milanos. E pranishme ishte edhe e bija e profesorit, Shqipe Neziri Vela.

Përmes një postimi, Kurti ka vlerësuar punën shumëvjeçare të Nezirit në mbledhjen, regjistrimin dhe studimin e këngëve të lahutarëve shqiptarë, si dhe hulumtimet e tij në arkiva të rëndësishëm ndërkombëtarë, përfshirë ato të Universitetit të Vjenës dhe Universitetit të Harvardit.

Sipas Kurtit, falë punës së studiuesit, trashëgimia kulturore shqiptare është pasuruar me një korpus prej më shumë se 100 mijë vargjesh të këngëve kreshnike, të botuara në 15 vëllime.

Kryeministri ka theksuar se puna e Nezirit ka ndihmuar në ruajtjen e një pjese të çmuar të trashëgimisë gojore shqiptare nga harresa.

“Në këtë përvjetor të shënuar, profesor Zymer Ujkan Nezirit i shprehëm mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për veprën e tij jetësore dhe kontributin e vyer në ruajtjen e trashëgimisë sonë kombëtare”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai i ka uruar studiuesit shëndet, jetë të gjatë dhe vite të tjera pune në shërbim të shkencës, kulturës dhe identitetit kombëtar./Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.