Viti 2026 ka sjellë fundin e karrierës për një numër të madh emrash të njohur të futbollit evropian dhe botëror.
Në listën e publikuar nga “Tuttomercatoweb” është shtuar së fundmi edhe sulmuesi finlandez Teemu Pukki.
Mes emrave më të njohur janë Miralem Pjanië, Ciro Immobile, Diego Costa, James Milner, Dimitri Payet, Santi Cazorla dhe Oscar.
Po ashtu, futbollit profesionist i kanë dhënë lamtumirën edhe Pedro, Suso, Divock Origi, Lukas Podolski dhe Aaron Ramsey.
Në repartin defensiv spikasin César Azpilicueta, Ashley Young, Mamadou Sakho dhe Mauricio Isla, ndërsa te portierët janë emra si Guillermo Ochoa, Sergio Romero, Kasper Schmeichel dhe ëukasz Fabiaëski.
Lista përfshin futbollistë që kanë lënë gjurmë në kampionate të ndryshme dhe që kanë fituar trofe të rëndësishëm gjatë karrierës së tyre.
Disa prej tyre u larguan nga futbolli në kulmin e përvojës, ndërsa të tjerët pas karrierave të gjata në nivelet më të larta. /Zëri

