KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Owono po i përjeton ditët më të vështira të jetës pas vdekjes tragjike të De Miguelit

Owono po i përjeton ditët më të vështira të jetës pas vdekjes tragjike të De Miguelit

Portieri i FC Andorrës, Jesús Owono, po kalon një periudhë jashtëzakonisht të rëndë pas aksidentit në fushë që i mori jetën sulmuesit të Tenerifes, Jesús de Miguel.

Ngjarja ndodhi në minutat shtesë të ndeshjes mes Tenerifes dhe Andorrës, kur Owono doli nga porta për të larguar topin dhe u përplas me sulmuesin kundërshtar.

De Miguel pësoi arrest kardiak dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor dhe dërgimit në spital, ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare.

“Po kaloj ditët më të vështira të jetës sime. E kam të vështirë të gjej fjalët dhe ta përballoj atë që ka ndodhur. Ndjej një dhimbje të madhe për humbjen e Jesúsit”, deklaroi portieri.

Sipas raportimeve, Owono është izoluar pas tragjedisë dhe ka çaktivizuar edhe llogarinë e tij në Instagram, pasi ishte përballur me komente fyese.

Federata e Futbollit të Guinesë Ekuatoriale e ka lënë jashtë listës për ndeshjet e nëntorit, ndërsa po i ofrohet mbështetje psikologjike.

Ndërkohë, autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për rrethanat e vdekjes, siç parashihet në raste të tilla. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.