KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjeneralmajori amerikan dekoron Bashkim Jasharin me dy medalje

Gjeneralmajori amerikan dekoron Bashkim Jasharin me dy medalje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy medalje nga Garda Kombëtare e Ajovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të FSK-së, dekoratat iu ndanë nga Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn.

Jashari u nderua me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës, si dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, që është simbol i këmbësorisë.

Sipas arsyetimit të dekorimit, Jashari është vlerësuar për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe udhëheqjen vizionare në krye të FSK-së, në mbështetje të Programit të Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Në deklaratë theksohet se angazhimi i tij, përkushtimi personal dhe orientimi strategjik kanë ndikuar në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e trajnimeve, ndërveprueshmërisë operacionale dhe zhvillimit profesional të udhëheqësve ushtarakë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.