KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho pranon gabimin, ky lojtar shndërrohet në armën e tij të fshehtë te Real Madridi

Mourinho pranon gabimin, ky lojtar shndërrohet në armën e tij të fshehtë te Real Madridi

José Mourinho ka gjetur një zgjidhje të re taktike te Real Madridi, duke e kthyer Federico Valverden në një nga armët më të rëndësishme të skuadrës.

Mesfushori uruguaian po shkëlqen në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ndonëse më parë kishte shprehur pakënaqësi për këtë rol.

Në ndeshjen ndaj AEK-ut në Athinë, Valverdes iu deshën më pak se 30 minuta për të bërë diferencën.

Ai krijoi tri raste shënimi dhe realizoi një gol spektakolar nga rreth 25 metra, duke ndihmuar Realin të regjistronte fitoren e shtatë radhazi.

Mourinho, i cili më parë kishte këmbëngulur se nuk do ta aktivizonte Valverden si mbrojtës të djathtë, tashmë e ka ndryshuar mendimin.

Trajneri beson se uruguaiani në këtë pozitë i jep më shumë liri pjesës tjetër të skuadrës, ndërsa as Trent Alexander-Arnold dhe as Denzel Dumfries nuk e kanë bindur plotësisht deri tani.

Valverde kishte deklaruar më herët se nuk kishte lindur për të luajtur si mbrojtës i djathtë, por tani është përshtatur me rolin e ri.

Mourinho e ka vlerësuar publikisht profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, ndërsa lojtari ka theksuar se bashkimi i skuadrës dhe puna në të njëjtin drejtim janë çelësi i suksesit. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.