KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Apeli në Hagë: Mblidhen deputetët, s’deklarohen për media

Apeli në Hagë: Mblidhen deputetët, s’deklarohen për media

(Plotësuar 10:35) – Ka nisur takimi i parë i grupit punues për strategjinë shtetërore për të apeluar aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Gazetarja e Klan Kosova ka raportuar nga terreni, duke njoftuar se tashmë në ndërtesën e qeverisë ka hyrë edhe udhëheqësi i këtij grupi, ministri i Jashtëm Glauk Konjufca.

Pos tij, në takim janë parë të kenë hyrë edhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ajo e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, i Aleancës Bekë Berisha, si dhe deputeti i partisë në pushtet, Adnan Rrustemi.

Asnjëri nga ta nuk kanë pranuar të deklarohen për media para hyrjes në takim. /Klankosova.tv

Apeli në Hagë: Mblidhen deputetët për takimin e grupit punues për strategjinë shtetërore

Takimi i parë i grupit punues për strategjinë shtetërore për të apeluar aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka mbledhur deputetët në ndërtesën e qeverisë.

Ky grup punues udhëhiqet nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.  

Gazetarja e Klan Kosova, Qendresa Bellagoshi, është te Qeveria, teksa ka njoftuar se deri më tani kanë mbërritur deputetja e PDK-së, njëherësh U.D. e kryetares së partisë, Vlora Çitaku, Bekë Berisha i Aleancës dhe Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.