KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë

Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë

Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontrollit të një kamioni në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, kamioni, i cili sipas dokumentacionit kishte përfunduar procedurat doganore përmes deklaratës së pararritjes, ishte përzgjedhur për kontroll shtesë bazuar në parametrat e menaxhimit të riskut.

Gjatë kontrollit me skaner dhe matjes së peshës, zyrtarët doganorë kanë evidentuar mospërputhje mes peshës së deklaruar dhe asaj të konstatuar, me një diferencë prej rreth 10 tonësh mallra të padeklaruara.

“Vlera e këtyre mallrave, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 154 mijë dollarë amerikanë”, njoftoi Dogana.

Dogana ka bërë të ditur se rasti është duke vazhduar me procedurat përkatëse administrative, në përputhje me Kodin Nr. 08/L-247 për Doganat dhe Akcizën.

Institucioni ka theksuar se mbetet i përkushtuar në parandalimin e kontrabandës, luftimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.