KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Ambasada Gjermane në Kosovë ka rikujtuar shfaqjen e dokumentarit “Eni’s Rescue”, i cili rrëfen historinë e një familjeje hebreje të shpëtuar gjatë Holokaustit, me ndihmën e shqiptarit nga Kosova, Veli Meliqi.

Dokumentari është shfaqur në Reporting House, ndërsa pas projeksionit është zhvilluar një bashkëbisedim me producentin e filmit dhe ish-ambasadorin Bernd Borchardt, shkruan Telegrafi.

Filmi tregon historinë e familjes hebreje Frances, e cila në vitin 1943 u largua nga Shkupi drejt Tiranës, me ndihmën e Veli Meliqit, i cili i ndihmoi të shpëtonin nga përndjekja naziste.

Në dokumentar përfshihet edhe dëshmia e Eni Altaratz, e lindur Frances, e cila sot jeton në Jerusalem. Përmes rrëfimit të saj, filmi sjell historinë e familjes dhe guximin e njerëzve që ndihmuan hebrenjtë gjatë asaj periudhe.

Ambasada Gjermane thekson se dokumentari trajton edhe rolin e veçantë të Shqipërisë gjatë Holokaustit, kur mijëra hebrenj gjetën mbrojtje falë solidaritetit dhe guximit të shqiptarëve dhe ndihmësve shqiptarë nga Kosova.

“Dokumentari hedh dritë mbi guximin dhe humanizmin e atyre që ndihmuan hebrenjtë të shpëtonin nga përndjekja naziste”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në njoftimin e saj, Ambasada Gjermane ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet, duke e cilësuar mbrëmjen si një mundësi përkujtimi dhe shkëmbimi të rëndësishëm rreth historisë së Holokaustit./Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.