KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gara e çiklizmit bllokon përkohësisht një pjesë të Rrugës B

Gara e çiklizmit bllokon përkohësisht një pjesë të Rrugës B

Për shkak të zhvillimit të garës urbane të çiklizmit "Criterium Prishtina", një pjesë e Rrugës B do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve sot nga ora 08:30 deri në 12:00.

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se zona e kufizuar do të jetë Rruga B, nga segmenti poshtë te rrethi i lidhjes me Rrugën A e deri lart te rrethi i Maxi 24.

Sipas Komunës, qarkullimi në rreth-rrotullim te Maxi 24 nuk do të bllokohet dhe shiriti i tij i brendshëm do të mbetet i hapur për qarkullim normal.

Për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik, komuna ka ftuar qytetarët të përdorin rrugët alternative, si Rruga A, Rruga C, Rruga "Fadil Vata" përmes Bregut të Diellit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.