KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati i Punës zhvillon aksion në Mitrovicë, ndalohet veprimtaria e dy lokaleve të natës

Inspektorati i Punës zhvillon aksion në Mitrovicë, ndalohet veprimtaria e dy lokaleve të natës

Me iniciativë të Inspektoratit Qendror të Punës (IQP), sonte është realizuar një aksion i përbashkët inspektues në disa subjekte që ushtrojnë veprimtari si lokale të natës në Mitrovicë, me qëllim të verifikimit të respektimit të legjislacionit në fuqi.

Aksioni është zhvilluar në koordinim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Sanitar, Drejtorinë për Migrim, Njësinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz dhe Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ku secili institucion ka vepruar në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të veta ligjore.

Në këtë kuadër, kontrollet janë përqendruar në verifikimin e marrëdhënieve të punës, ligjshmërisë së punësimit, përfshirë punësimin e shtetasve të huaj, si dhe respektimin e detyrimeve të tjera ligjore që mbikëqyren nga institucionet pjesëmarrëse.

Gjatë inspektimeve është ndaluar veprimtaria e 2 lokaleve si dhe gjetje të tjera nga fusha e marrëdhënies së punës.

Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, përfshirë kontrollet në sektorët dhe veprimtaritë ku ekzistojnë indikacione për punësim të parregullt, duke bashkëpunuar me institucionet kompetente për trajtimin e shkeljeve eventuale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.