Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar nga detyra shefen e kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Susie Wiles. Në vend të saj, Trump ka emëruar Stephen Miller, aktualisht zëvendësshefe e kabinetit dhe një prej këshilltarëve më të besuar të presidentit amerikan, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 9 nëntor.
Shkarkimi vjen pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e mesmandatit të martën, ndërsa presidenti Trump po bën bilancin e përgjegjësve të këtij rezultati. Por shkarkimi i Wiles vjen edhe pas skandalit që përfshiu vajzën e saj, Katie Wiles, dhe lidhjet e kësaj të fundit me kompaninë e lobimit Continental Strategy në Uashington, e angazhuar për interesat e Republika Srpska, entitetit serb të Bosnjë-Hercegovinës.
Një fotografi e publikuar gjatë investigimit të medias amerikane CBS News tregonte Katie Wiles gjatë një vizite në Republika Srpska, në gusht të këtij viti. Në fotografi, Katie shfaqet me një pushkë në duar, pranë Željko Budimir, ministrit të Brendshëm të këtij entiteti.
Fotografia ngriti pikëpyetje mbi lidhjet e rrethit më të ngushtë të Donald Trump me strukturat politike të Milorad Dodikut, politikanit serb pro-rus, i cili ruan marrëdhënie të ngushta me presidentin Vladimir Putin.

