Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova – eliminohet për herë të dytë

    January 10, 2026

    Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba ‘shpërthen’ në lot

    January 10, 2026

    “Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar”, Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova – eliminohet për herë të dytë
    • Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba ‘shpërthen’ në lot
    • “Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar”, Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova
    • Iranianët bëjnë thirrje për “rikthimin e shahut” – kush është ai?
    • Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit
    • ​“Ishte ditë kjameti”, qytetarët e Gjakovës tregojnë dëmet e mëdha nga vërshimet
    • Trump: Venezuela na dha dje naftë me vlerë 4 miliardë dollarë
    • SHBA-ja me piramidë të re ushqimore – drithërat tani në fund, proteinat në krye
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët

    Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët

    korrektpressBy korrektpressJanuary 8, 2026 LEXO 4 Mins Read
    Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët
    Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mbi një miliard euro po presin të shfrytëzohen nga Kosova që më shumë se një vit. Marrja e këtyre fondeve vazhdon të jetë peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.

    Mungesa e institucioneve të reja përgjatë 2025-tës ia pamundësoi shtetit përfitimin e 882 milionë eurove nga Plani për Reforma dhe Rritje i Bashkimit Evropian (BE) dhe të mbi 120 milionë eurove të tjera nga tri marrëveshje me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) të Bankës Botërore.

    Këto marrëveshje ndërkombëtare mbërritën në duart e deputetëve të legjislaturës së tetë të Kuvendit, në fund të vitit 2024. Ratifikimin po e presin që atëherë.

    Çfarë pritet nga legjislatura e dhjetë?

    Rezultati i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë e bëri të qartë se do të ketë një shumicë të thjeshtë për konstituimin e Kuvendit 120-anëtarësh dhe për formimin e Qeverisë së re. Por, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ashtu sikurse edhe për zgjedhjen e presidentit të vendit, duhen 80 vota.

    Nëse Kuvendi nuk do të arrijë ta zgjedhë presidentin as në votimin e tretë, që kërkon të paktën 61 vota nga jo më pak se 2/3 e deputetëve të pranishëm në sallë, vendin mund ta presin zgjedhje të reja në pranverë.

    A do t’i miratojë Kuvendi marrëveshjet ndërkombëtare para se të rrezikojë një shpërndarje të radhës?

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV), që i fitoi zgjedhjet parlamentare, llogarit në bashkëpunimin e opozitës që të zhbllokohen fondet e huaja për Kosovën.

    Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se LVV-ja pret nga partitë opozitare që të mos e kushtëzojnë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me çështjen e presidentit.

    “Nuk besoj që marrëveshjet ndërkombëtare duhet të futen në diskutimet për çështjen e presidentit. Është e rëndësishme që Kuvendi t’i kryejë obligimet në lidhje me këto marrëveshje, ndërsa çështja e presidentit është një fazë tjetër, ku do të ketë diskutime. Presim vullnetin e tyre [të opozitës] për t’i votuar, dhe jo kushtëzime”, u shpreh Haxhiu.

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thonë se nuk do të jenë bllokues për sa i përket aprovimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

    “LDK-ja i ka votuar, dhe do të vazhdojë t’i votojë ato marrëveshje që janë në interes të Republikës së Kosovës”, tha Anton Quni, nënkryetar i LDK-së, në një deklaratë për REL-in.

    Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk iu përgjigjën thirrjeve të REL-it për të komentuar për këtë çështje.

    Megjithatë, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi ditë më parë para mediave se partia e tij i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare edhe në të kaluarën, dhe se do të kontribuojë për gjithçka që është në interes dhe në dobi të Kosovës.

    Çka përmbajnë këto marrëveshje?

    Nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Kosovës i takuan rreth 882 milionë euro, për të cilat Kosova ka miratuar agjendën e reformave – pra, se ku do t’i shpenzojë ato.

    Mbi 90 milionë euro është vlera e Marrëveshjes së Financimit, mbështetje buxhetore për Kosovën nga ANZH e Bankës Botërore, e cila synon të përmirësojë ligjet për financat publike dhe politikat fiskale.

    Ndërkaq, 21 milionë euro është vlera e Marrëveshjes së Kredisë me ANZH-në për ndërtimin e çerdheve të reja për fëmijët, trajnimin e stafit dhe zbatimin e një skeme të kuponëve, përmes të cilëve familjet do të kenë mundësi të dërgojnë fëmijët e tyre në këto kopshte.

    E, Marrëveshja e Kredisë me ANZH-në, e destinuar për zhvillimin e Sistemit Informativ Shëndetësor në Kosovë, ka vlerën e 18 milionë e 600 mijë eurove.

    A po u skadon afati fondeve?

    Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP, thotë për REL-in se Kosova është vonuar në miratimin e këtyre marrëveshjeve, dhe se po i nisë me vonesë reformat e kërkuara nga BE-ja.

    “Fondet e Planit të Rritjes vlejnë deri në vitin 2027, ndërkohë që Kosova hyri në vitin 2026 pa i alokuar fondet, dhe pa i nisur reformat. Dhe, rreziku shtesë është që mund mungojë konsensusi politik në Kuvend për t’i miratuar”.

    Për skadimin e afatit kishte paralajmëruar edhe Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, vitin e kaluar.

    Të rrezikuara janë edhe miliona euro të tjera, për të cilat marrëveshja ishte nënshkruar në prillin e 2024-tës.

    Javë më parë, Zyra e Bankës Botërore në Kosovë pohoi për REL-in se afati i fundit për hyrjen në fuqi të marrëveshjes është 13 shkurti i vitit 2026.

    Këto marrëveshje dështuan të miratoheshin në një seancë të mbajtur më 19 nëntor 2025, një ditë para se të shpërndahej Kuvendi, pasi opozita kishte refuzuar të shkonte në seancë, me arsyetimin se LVV-ja kishte zvarritur procesin e formimit të institucioneve gjatë tërë vitit.

    Mbetet të shihet se a do t’i japë përbërja e re e Kuvendit dritën e gjelbër fondeve të huaja, edhe nëse rrezikon t’i shkurtojë jetëgjatësinë legjislaturës së dhjetë./Radio Evropa e Lirë/

    TË TJERA

    Erë e fortë nga sot deri nesër në mëngjes, Bashkia e Durrësit paralajmëron qytetarët

    Zgjedhja e presidentit të ri, ende nuk dihet se çka duan partitë politike

    Mamdani ndalon bashkëpunimin e policisë njujorkeze me agjentët federalë të Trumpit

    Dëmi mbi 1 milion euro, kërkohet paraburgim për Sami Mazrekun dhe tre të dyshuar

    Osmani priti Ambasadorin britanik, diskutohet formimi i institucioneve dhe bashkëpunimi strategjik

    Kërkohet paraburgim për Sami Mazrekun dhe tre të dyshuar, për të tjerët paraqitje në stacion policor

    Uji në Kosovë pas përmbytjeve, IKSHKP tregon zonat e sigurta dhe ato të rrezikshme për konsum

    LEXO GJITHASHTU

    Përfundon aventura për Toneyn në Big Brother VIP Kosova – eliminohet për herë të dytë

    January 10, 2026

    Ish-i dashuri që e tradhtoi në Ferma VIP i futet edhe në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Alba ‘shpërthen’ në lot

    January 10, 2026

    “Të japë cucullën e djalit tim 22 vjeçar”, Labinoti sqaron deklaratën seksiste me të cilën iu drejtua Elijonës në Big Brother VIP Kosova

    January 10, 2026

    Iranianët bëjnë thirrje për “rikthimin e shahut” – kush është ai?

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

    January 9, 2026

    ​“Ishte ditë kjameti”, qytetarët e Gjakovës tregojnë dëmet e mëdha nga vërshimet

    January 9, 2026

    Trump: Venezuela na dha dje naftë me vlerë 4 miliardë dollarë

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.