KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Trepça jep kontratë afro 54 mijë euro për furnizimin me sulfat bakri

Trepça jep kontratë afro 54 mijë euro për furnizimin me sulfat bakri

Trepça SH.A. ka dhënë kontratë në vlerë prej 53 mijë e 970 eurosh për furnizimin me reagent (sulfat bakri), i cili do të përdoret në Minierën me Flotacion në Stantërg.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e parashikuar e këtij furnizimi ishte 54 mijë e 75 euro, ndërsa kontrata është dhënë për 53 mijë e 970 euro.

Fitues i kontratës është shpallur kompania “CMC GROUP” SH.P.K., me adresë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ajo që bie në sy në këtë procedurë të prokurimit është se në garë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik. Po ashtu, procedura është zhvilluar përmes negocimit pa publikimin e njoftimit për kontratë, ndërsa kriter për dhënien e saj ka qenë çmimi më i ulët.

Kontrata është dhënë më 5 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 6 nëntor 2026./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.