KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho ultimatum për Viniciusin, i jep një muaj kohë

Mourinho ultimatum për Viniciusin, i jep një muaj kohë

Real Madridi është i shqetësuar për gjendjen fizike të Vinicius Juniorit, i cili nuk po arrin ta rikthejë formën e tij më të mirë nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Sipas mediumit spanjoll El Debate, klubi po analizon edhe strukturën fizike të brazilianit, për të kuptuar nëse ka pasur ndryshime që mund të kenë ndikuar në shpejtësinë dhe paraqitjet e tij në fushë.

Vinicius thuhet se është i vetëdijshëm për rënien e formës, ndërsa Mourinho është i gatshëm ta ndihmojë, por nuk përjashton mundësinë që ta lërë në stol nëse nuk sheh përmirësime.

Sulmuesit 26-vjeçar i është dhënë një muaj kohë për të dëshmuar veten. Përballjet e vështira ndaj Athletic Bilbaos dhe Arsenalit në dhjetor mund të jenë vendimtare për të ardhmen e tij në formacion.

Ndërkohë, Mourinho synon ta rikthejë brazilianin në nivelin më të lartë, pa penguar zhvillimin e anësorit tjetër, Diomande. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.